I dashur miku im KUJTIM FARIA !
Sikur të gjeja fjalët e duhura, ose ti mblidhja edhe gërma përsëri nuk do të mundja të formoja dotë një përshëndetje të denjë për këtë njeri të mrekullueshëm me vlera të padiskutueshme morale dhe njerëzore, me cilësi të jashtëzakonëshme intelektuale dhe humane, me një bagazh njohurishë të mëdha në botën e artit letrarë, si dhe njohës i thellë i historiografis botërore !
Ky është miku im Kujtim A. Faria, një nga më të adhuruarit e ” oda ime poetike ” , poeti i këndvështrimeve përtej së zakonëshmes, përtej imagjinatës ‘standarte ‘ të perceptimit poetik , i rrallë dhe unik në stilin e të shkruarit poezi !
Por a do të mundë ti përgjigjem dotë pyetjes së Tijë :
” TË PYES POET ” ?!..
Ndoshta Po, ndoshta JO !
Por sotë do të doja vetëm ta përshëndesja dhe ta falënderoja nga zemra këtë njeri të mrekullueshëm, këtë poet të hapsirave të pa-imagjinueshme që ngrenë lartë konturin e tijë poetik, dhe imazhin e një njeriu të rrallë !
Po citoj strofën e fundit të këtij dedikim të mrekullueshëm që më më ka lënë pa fjalë !!!
——
Poet!
Sikur jeta për ty, nga e para të nisë?
A do garoje prapë në maratonën e poezisë?
Atëhere kam një pyetje retorike për ju të dy?
Linde ti për poezinë, apo lindi poezia për ty?..
——-
Ndoshta poezia priste shpërgenjëve të djepit tim..
Ashtu siç ka pritur e përcjellë mijëra të tjerë, poet !
A ndoshta, më priti at’mëngjes Shkurti në thëllimë ..
Për të më ngrohur shpirtin, deri në tjetër jetë !
Kjo është fjala ime për Ju mik i odës time Kujtim Faria,
Sigurishtë që s’është e plotë pa vargun ‘Buzjan’..
Me Ju e miq të tjerë do të shkoj ku shkon ‘stuhia’ ..
Duke vrapuar në gjithë trojet e Shqipes, anembanë !
Faleminderit poet, miku im i dashur Kujtim A. Faria.
Ju përshëndes me respekt të lartë !
———
Kujtim A. Faria !
TË PYES POET…?
Dy luftëtarët më të mëdhenj në jetë, janë koha dhe njeriu. L. Tolstoj.
Në këtë duel, pas disa humbjeve të njëpasnjëshme, sot fitova unë!
Në vend të komentit, kushtuar poetit Tomorr Buzi.
Poet! Kush t’u lodhë më shumë, dora apo pena?
Për shqiptarinë, uragan u bë gjaku jot në vena!
T’u mpi dora, nga pesha e penës, si shpatë,
Pena jote kalorës, që vjen nga rrugë e gjatë.
Poet! Ç’pasqyrë parabolike kanë sytë e Tu?
Që shikojnë konspiracione dhe i percepton në tru!
Direk t’u bë pena dhe si velë, e bardha fletë,
S’ka dallgë, që lodhë Liburnën tënde në det.
Poet! Si s’humbe orientimin në labirinthet e historisë,
Heshtën atyre, që në ankad nxorën kalatë e lashtësisë.
Për ata krokodil, të babëzitur për pushtet,
Arëm ke patur vargun dhe, penën bajonetë.
Poet! Kush u thinj më shumë ti apo atdheu?
Vargu jot trompet, siç i binte harpës Orfeu,
Lufton me përbindsha, si Odisea për Itakën,
Shpirti të dhëmbë, si Markezi për Akatakën.
Tokë e mbjellur me brenga, pa fotosintezë,
Me njerëz, që ecin sonambul që në gjenezë.
Hajni, specie përbindësh, me dhëmbë çataj,
Peshkaqen, që peshkaqenin kërkon të haj.
Poet! Lirikat e tua, gjithë ndjenjë dhe nektar,
Se dija, që unë pas tyre, të isha kaq i marrë!
Se për kolor ngjyrat e ylberit, kanë poezitë e tua,
Aty shpirtin ushqej, e s’them dot më s’dua.
Poet! Sikur jeta për ty, nga e para të nisë?
A do garoje prapë në maratonën e poezisë?
Atëhere kam një pyetje retorike për ju të dy?
Linde ti për poezinë, apo lindi poezia për ty?
