Të  saktesojmë me sa mundemi të  kaluarën e qytetit tonë


Maksim KULLA

Kjo godinё ne Lushnje, ka ekzistuar para viteve 40-tё tё shekullit tё kaluar. Ёshtё njё godinё qё edhe sot do ta kishim zili pёr arkitekturёn origjinale dhe karakteristike pёr kohёn. Ka shёrbyer pёr dyqane shitje. Ndёrtesa ka qenё e vendosur nё pozicionin e pasticerisё sё vjetёr sot dyqanet e bizhyterise. Kjo pamje qe na jepet tregon pёr njё godinё 2 katёshe me pronar Nesip Mecule, ngjitur me tё dhe njё godinё njёkatёshe me pronar Arif Bej Kurtin. Katet e para kanё shёrbyer si dyqane ku nё pronёn e Arif bej Kurti nё tre kollonat e para tё mara me qera nga Ngjel Pupi funksiononte pёr biznes marangozi, punime druri dhe tre dyqanet ngjitur zhvillohej biznes shitje lёndё ndёrtimi. Nё pronёn e Nesip Mecules kati i parё nga e majta nё tё djathtё ishin marё me qera nga Nazim Zёmblaku, nё mes dhe Uan Gogu ortak nё biznesin klub-restorant dhe Hamdi Tufa, berberhane. Kati i dytё shёrbente si Post-Telegrafi qё administrohej nga vetё Nesip Mecule. Edhe nese ka 1% pasaktёsi tё mos tёrhiqemi nga publikimi i kёtyre monumenteve historike qё sot nuk ekzistojnё. Ftoj tё gjithё miqtё e shokёt lushnjarё tё hedhin nё dritё sa mё shumё nga e kaluara e parardhёsve tanё me foto e shpjegime te sakta. 

About Post Author