Te semafori-Vaso Papaj


Mbi Ford ç’më bie sipër një vogëlushe,

Sa herë frenoj te semafori në Kombinat

E më ofron me drojë herë lule të egra fushe,

Herë kikirikë të pjekur, a manikyrë për gratë.

I pavemendshëm jam, i lodhur në timon,

Por xhamin gjithsesi e ul deri në fund

E marr gjithmonë nga ato ç’ka më ofron,

Po dhe ca sy të kaltërt, që s’i kam parë askund.

Në këmbë rri vogëlushja, aty buzë rruge pret,

Si engjëllushe duket, e vrarë nga një rrebesh.

Vështrimi i saj i butë më ngulet si shigjetë

Dhe një bisedë pa zë zhvillohet midis nesh.

Dhe ja, një ditë, një Barby mora, nga të vajzës

E pata fat, e pashë, frenova në semafor

Nuk prita vogëlushen, t’i ngjitej Fordit anës,

Si ëndërr të praruar ia lashë asaj në dorë.

Kaluan ditë e muaj, në Kombinat, në udhëkryqe,

Sa desha një mëngjes: mungesë në semafor,

Të kisha pranë buzëqeshjen, të hapej dritë e kuqe

Mbi vijat, mes fëmijësh, ajo me çantë në dorë.

Mund të jetë një imazh i kukull, kostum dhe teksti