Valbona Kolaveri
Mbështetur mbi brrylë të fortë
Besimi,
Nën latime të teheve të mprehtë
Të thikave të mëndjes,
Shpresova shumë,
Të shihja të ndryshmen tek ti
Një dorë ,
Që shtrëngon butësisht,
E të mos e tradhëtojë,
Fjalën e thënë bùtë
Dy sy që shohin drejt,
Dhe nuk masin kohën
Me vështrime dhelpërake,
Me nxitimin për tu zhdukur
Dy buzë që flasin pastër,
E nuk mashtronin
Shpirtin që i foli bukur
Miqësisë.