Të shoh përtej mjegullës-Halit Haliti


Kujtimet bien përtokë,vdekur si ushtari në betejë

Në agimet e freskëta kërkoj fluturimin në unin tëndë

Psherëtima është mbështjell, zëri im ka të ftohtë

Të shohë përtej mjegullës, sërish më rae ndër mend.

Kaloj kodra e lumenj me udhë të gjatë në shpinë

Dhimbjen e mallin i ngreh si bagazhin në shpatullat e mia

Rrugë të mbarë me ke uruar në secilën stinë

Shpinën ta ktheva, por zemrën asnjëher…

E imja shtëpi.

Dua ta shqyej rrugën e mallit, të qaj mbi gardhin e kalbur n’oborr

Mbi pullazin e shtëpisë bilbili këndon këngën e përmallimit

Unë qaj e qesh me ty o Nënë, jam në të tënden dorë

Vlagët e mërzive netëve duan rrugën e kthimit.

Koha e ngrime që ka erën e harresës e t’mërgimit

Libri i Kujtimeve pë atëdheun të mos mbyllet me kapak

Ulur mbi gurin Ku mbart peshën e mallit dhe Kujtimit

Në dhomën e shpirtit rrëmoj të vij, qoft edhe për pak.

Halit Haliti

Stuttgart