Të shohësh me sytë e shpirtit-Brixhilda Dede


Të puth me prushin e zemrës.

Qerpikëve t’lotuar, vallëzojnë fjalë të pathëna.

Ti shkëlqen si një natë me hënë.

Yjet shndrritur mbi flokë, ngjarë diadema.

Ëndrrat shndërrohen në veshje modeste,

Që ti aq shpejt i zhvesh, parë realitetin.

Syve të zjarrtë,

Shkëndija dritë, heshtjen tresin.

Kalvar i jetës, në udhëtimin pa kohë.

Ne, në shpirt të rinj mbesim.

Herë shuajtur etjen pervese,

Do të dua të rindërtoj universin.

Ti për mua, të jesh e vetmja gjithësi.

Fjalë të trëndafilta, qiejt të qëndisin.

Herë shuajtur etjen pervese,

Do të dua të rindërtoj universin.

Ti për mua, të jesh e vetmja gjithësi.

Fjalë të trëndafilta, qiejt të qëndisin…Brixhilda Dede