Të shohësh njeriun më të shtrenjtë të jetës tënde:Dallandyshe Lusha Bushi


Të shohësh njeriun më të shtrenjtë të jetës tënde:

Dallandyshe Lusha Bushi

Të shohësh njeriun më të shtrenjtë të jetës tënde që pak nga pak fillon ti zbehen kujtimet, ndnjenjat, kujtesa, i shikon ato ngadalë të hyjnë në realitetin e hidhur dhe që ndihen mizorisht të prerë , jashtë kësaj bote, që përgatitesh të përballesh me një dhimbje të ngadaltë dhe të pafalshme, dhe qe dit pas dite bëhet gjithnjë dhe më e ashpër . Si mundesh ta përballësh atë shfaqje në sytë e tu, kur para teje nuk qëndron  më prindi yt por thjesht një fëmijë…. 

Ajo është aty pranë dhe ti në sytë e tu sheh qe tretet c’do ditë ngadalë , me dhimbje shumë… 

Ngadalë duke të lënë në zemër  shumë plagë…

Nëpërmjet këtij libri dua të tregoj çfar do të thotë të asistosh prindin tënd të prekur me këtë përbindësh, me këtë demonio të zi që sot është “Sëmundja e Shekullit”. Si mundesh të shohësh nënën tënde që c’do ditë që vjen bëhet akoma më e pavetëdijshme, por që këtë ajo nuk kupton, të qëndrosh pranë saj por ajo nuk te njeh… Të blidhet zemra, të shtrydhet cdo shpresë…