Të të bëj dy,dua-Berzat Sadiki


Dua, të të bëj dy!

Të kesh me kënd t’i këmbesh margaritarët.

Të kesh me kënd të ngritesh,

fluturosh agimeve të shenjta.

Të të bëj dy!

Ta pimë së bashku lotin e gëzimit!

Kupat t’i hedhim – qiellit –

të bëhen pëllumba bineq!

Të të bëj dy, dua!

Mbi kopshtin fluturues t’u ulë.

Njëri t’i prijë tjetrit.

Në lutje ta festojmë miqësinë.

Mbi dallgë, të të kem anije!

Të më kesh anije, mbi dallgë!