Të themi të drejtën….


RUDINA PAPAJANI

 Të themi të drejtën,

kjo jetë, është kryekëput gënjeshtër,

 thërrmime kristalesh që luten,

 në sy të verbër.

Të themi të drejtën,

fryma ka netë të mbarsura,

mëngjese të ethshme

, e buzë të plasura,

 ka lugje e thika me majë,

sy të vrazhdë e neps të paparë.

Të themi të drejtën

 ka ngrohje pa mangall,

ankth të ëmbël,

 te fluturat plot mall

. Pastaj harrohemi në parajsë,

 në shi dhe breshër,

 në degët me nektar,

 në kulmin e vapës,

 në detin plot dallgë.

Thonë se u mblodhën dashuritë,

 futur nën sunduk,

ditën thurrnin jetën,

 natën dashuri pa fund…

About Post Author