TË TOKËS JEMI


Zylfo Goxhari

TË TOKËS JEMI

Dallgët ikin dhe vijnë,

Ngrihen lartë mbi detin si një mal,

Përplasen mbi shkëmbinjtë thërmohen,

Deti qëndron aty,unë kam mall,

Deti ju merr në gji dhe në gji ju mban!

Lumenjtë rrjedhin në shtratin e tyre,

Mes shkëmbinjëve në ujëvara bien thikë,

Herë rrjedhin qetë herë egërsohen,

Luginave ua vjedhin gjelbërimin,shtrati mbetet aty,

Buzëqesh natyra,me ujë të kulluar mbushen përsëri!

Fushat veshur me gjelbërimin e pafund,

Rrethuar me kodrat bukuroshe gjithë pemë e lule,

Stinët ndërrojnë njëra-tjetrën,rikthehen,

Farat nëpër fusha çelin, farë mbjellësi u buzëqesh,

U lutet njerëzve, të korrësh, mbill,hambar jam vet!

Malet qëndrojnë hije rëndë,johonën,

Poshtë në lugina ja kthejnë njëri -tjetrit,

Mbi kurorën e tyre përplasen stuhitë rrebeshet,

Kreshpërohen majat e tyre mbi retë,

Rrezet e para të diellit përshëndesin, mirëmëngjesi!

Jeta mbi këtë tokë ka hedhur rrënjë,

Lumenjtë fushat malet,qielli dhe deti gjithë kaltërsi,

Qëndrojnë aty,begatohet jeta nga njerëzit flori,

Lindin rriten ajo në gjirin e saj i merr,

T’a jetojmë, të vëmë nga një gur në themel,

Jetojmë në Tokë të Tokës jemi,

Në planetin plotë gjelbërim,

Dashuruar me jetën plotë dritë,

Jo në planetin e kuqërremtë,

Të verbër s’jemi,s’kanë pse na vriten sytë!

About Post Author