Të urrej-Afërdita Hadaj


Të urrej,sa shum, të urrej,

Ty bishë, e kësaj bote njeri.

Ty, që në venat e tua, të zemrës,

rrjedh veç gjak,si katran i zi.

Të urrej ty, përbindëshi lubi,

I pa ngopur kurrë, me pasuri.

Ty, që me djersën e popullit fatkeq,

Fle si “pasha”mbi dyshekët me flori.

Të urrej ty kuçedër e keqe,

Që gjakun me shiringë ta pi.

Ty “oktapod”me tentakula të gjata,

Që të varfërit,si fale kurr mirësi.

Të urreva dje ,në diktaturën e egër,

Edhe sot, gjithashtu po njësoj.

Se je pjellë, e bishës së egër,

Gjarpër me helëm që kafshonë.

Të urrej ty, o përbindësh mëkatër,

Që qesh, me fukaranë, e ngratë.

Ty,që më mirë ushqen një qenë,

Se të varfërin, që bukën e ha thatë.

Të urrej ty, o mëkatar i kësaj bote,

Që ngele, veç një djall…..me brirë.

Ty, s’han lëpirës, krekosur si kokosh,

Që fronin,ku ke hipur,mban me pahirë.

Mos harro, se kur të zbresësh poshtë,

I varfri, do tju pres,patjetër me dëshirë,

Prangat s’kllavëruse që ti,ja veshe dikur,

Ndoshta dhe ty, do të-të rrinë, po kaq mirë.

E urrej….këtë epokë.. të mbrapshtë,

Ku realiteti ,flet……çdo ditë…….vetë.

Humbur respekti,mirësija, dashuria,

Botës, fundi dalngadalë, po i vjen vetë..