Të varfrit me pak shpresë-Shefik Sadiku


Partitë tona

na bëjnë gara

mundohen popullin

kush ta rrjepë më para.

Të varfërit me pak shpresë

ngrihen herët që në mëngjes

në kosha plehrash na lypin

copën e bukës ose frutin.

Ah, sa kam dëshirë

të varfërit të jenë mirë

Zoti ju dhashtë shëndet

jetën ta kaloni me këtë milet.

Halli juaj shumë më brengos

për fëmijët dhe ju në moshë

s’kam mundësi t’ju ndihmoj

të gjithëve shëndet ju uroj.

Shefik Sadiku

08.09.2023

Kërçovë