Të veçantë-Rubjana Nika


Jo pa shkak Zoti të tillë ju bëri,

larminë jetës e botës

më shumë t’ia shtonte,

veçantë,ndoshta në perfeksion,

botën ndoshta donte të rregullonte.

Të ngjashëm,por të ndryshëm,

me të mirat e të metat

si çdo qenie njerëzore,

të mirëpritur pa kushte jeni,

na falni e ju falim dashuri,

me kënaqësi ju mbajmë fort prej dore.

Që të jetë e bukur,

jeta më shumë ngjyra kërkon,

ngjashmëri e ndryshime

mes njerëzish e jetës vetë,

se dhe ajo vetë është luftë e paqe ,

por kjo të papranueshme s’e bën,

përkundrazi,kërkojmë sa më e gjatë

e pafund të jetë…

Jemi me ju,jeni mes nesh,

pranë na keni,

për ju mendojmë,

jeni si ne,jemi si ju,

nga pak ndryshojmë,

shumë ngjasojmë.