Të vegjël,të mëdhenj…Rubjana Nika


Diku veshi si pa dashur,

një ironi kapi,

ironi e çastit,

hedhur ashtu në erë.

Lëri” të mëdhenjtë”

të ecin përpara,

ne të “vegjlit”pas,

jemi më të thjeshtë.

Shumë më erdhi keq

dhe u befasova,

se doli nga goja

e një “pseudointelektualeje”

mëni mora veten,

në heshtje e qortova,

ndoshta në emër të saj,

kërkova dhe falje.

Njerëzit janë njësoj,

të shkollë,të pashkollë,

“i madh a i vogël”,

vetë e përcaktojmë,

thjeshtësia vlen

për njerëz të mençur

vendin vetes ia gjejmë,

veten vetë e “vlerësojmë”.

Nuk të vlerëson fjala,

mburrja,mendjemadhësia,

flet puna vetë,sjellja,mirësia,

“të mëdhenj,të vegjël”,

njerëz të çdo rangu,

mbi të gjitha vlerat,

mbetet thjeshtësia.