Të vërtetat diplomatike jashtë ideologjisë-Nga Shaban Murati


Qendrimi i mbajtur nga Shqipëria në periudhën 1948-1991 në përkrahje të çeshtjes palestineze për liri e pavarësi ka qenë i drejtë.

Ai qendrim ka qenë në përputhje me parimin e madh të marrëdhënieve ndërkombëtare, që kërkon përkrahjen e çeshtjes për liri e pavarësi të popujve të shtypur kudo qofshin, pavarësisht kohës, regjimeve, ideologjive apo stinës diplomatike kohore të aleancave të qeverive.