Të vish, a te mos vish!Petro L. Sota 

Petro L. Sota 

TË VISH, A TE MOS VISH !

————————————-

Është bukur të jetosh në vëndin tënd,

Por ndonjëherë aty, s’më duket normal,

Se ka shumë gjëra që të lenë pa mend,

Kur kapterit i duket vetja si një gjeneral.

Është bukur në vëndin tënd që të jetosh,

Por ndonjëherë duhet të marrësh arratinë,

Në spitale e gjykata kurrë t’mos shkosh,

Se të duket sikur jeton në një çmendinë.

Kur e mendon, është i bukur vëndi i jot,

Por të jetosh aty, duhet të jesh elastik,

Sepse aty, të mençurit i thonë idiot.

Ndërsa budallai, merr titullin akademik.

S’ka si vëndi i jot, balta mjaltë të duket,

Por pak kohë të jetosh aty, të ze lemeria,

Imazhi i bukurisë menjëherë të zhduket

Kur sheh çmimet, më të larta se sa Italia.

Por ky vëndi i jot, është dhe atdheu i yt,

Që mbetet dilemë, të vish a mos të vish,

Edhe pse është malli që shpirtin ta mbyt,

Por ky, është një hall i madh, sinqerisht.

Petro Sota 9 korrik 2025