Ka qiej të errët. Ka yj.
Ka zhurmë shumë.
Ka psherëtima çlirimi dhimbjesh.
Këtu është dhimbja që tentoj ta ndryj.
Klithma, britma dhe krisma.
Ka rrugë plot zhurmë.
Zhurmon rrëmbyeshëm, një lumë.
Tej më eshtë shpirti që s’ mund ta prangos
Mu bashkua me dhimben, kur bota u gjakos.
Tej dritares, më kërcen, mendimi i marrë
Shpirt i plagosur, temullit të çarë.
Dashuria, s’ është më e tillë
Është një kufomë që tërhiqet zvarrë.
Tej dritares time, jenë engjëjt shpëtimtarë.
Është shpirti dhe mendimi im i marrë.
Tej dritares më janë qiejtë e errët dhe yjtë.
Janë yjtë.
Që përzënë terrin me dritë.
Dritarja ime, — hapur qiellit.
Në pritje e kërkim të Diellit.
Molepsur, fandaksur, tingujve të natës;
Që më bëjnë të qaj; të qesh e këndoj.
Të këndoj klithmën e zogjve përcëlluar.
Të këndoj dashurinë, diellin e kërkuar.
Është pak ftohtë sonte.
Hapur, lërini dritaret!
Të gjithë zërat e kësaj bote:
Me poetët, të dashuruarit e të marrët.
Tej dritares time, është bota megjithsej
Me qiej e yj e Diellin që vjen të më gjejë.
Më ka gjetur.
