Kur bien kambanat e kishës time,
Tejepërtej Epirit burrat ngrehin kokat sikur marrin frymë,
Gratë i luten Zotit të zotave
Të mos kthejë më luftën…
Kur bien kambanat
Qielli ngjyrë plumbi
Tingëllon si toç,
Pleqtë dalin përpara portave të qytetit të vjetër,
Me filxhanët prej bakri në duar,
të rufisin aromën e grave që shkojnë duke tundur!
Kur bien shqip kambanat e kishës time,
Unë i lutem zotit të zgjasë edhe pak dita,
E zhys duart drejt detit,
si anije të sapo mbërritura.
Shqip kur bien kambanat e kishës time,
Fëmijët rrasin plisat në kokë
E mblidhen si tufa zogjsh
në oborrin e zotit,
Për të kënduar së bashku këngë për Shqipërinë!

