Nëse koha ka memorio dhe matës vlerash ajo duhet ta marrë përdore historinë dhe ti bjerë në gjunjë trimërisë dhe qëndresës së këtij populli të vogël.
Labëria është epopeja e mbijetesës shqiptare.
DRASHOVIC LUM I GUXIMIT!
Ti moj kohë e trimërisë
As më jep gishtin e dorës
Të shkrep çarkun e lirisë
Në Drashovicën e Vlorës
Të puth këtë dhe lavdie
Lebërit ballëpërpjetë
Që të gjithë lisa lirie
Të lindur për epopetë
Sa herë vritej e vërteta
Fati i Atdheut përzihet
Ashtu si vendet e shenjta
Gjaku i gurit flakë ndizet!
Ju të bijtë e trimërisë
Me zjarr dielli gatuar
Për hallet e Shqipërisë
Qer tek Zoti keni shkuar
Ti një pikë e rruzullimit
Historia të vjen rrotull
Zemerekun e lirisë
E ka kurdisur ky popull
Bijtë e tu moj Drashovicë
Gjak barut, zemër luanë
I do flamuri për shtizë
Si të rënë edhe të gjallë
Kënduar nga grupi i Pilurit
Drashovicë 2016
Marrëse. Ermioni Mërkuri
Kthyes Dhimitraq Bala
Hedhëse Leni Mërkuri
Teksti Kristo Çipa
