Tek shtatë brigjet e hënës-Kristo Çipa


Kristo Çipa

Në Bosfor tek shtatë brigjet

Atje tek ura pa vetull

Nga sevdaja deti digjet

Hënën me qerpik kam gjetur.

Unë shkoja tek Shën Sofia

Për të marrë dritë shpirti

Ajo dilte nga Xhamia

Si pikë e lotit nga syri.

Sy më sy kur u shikuam

Dy botë, dy kontinente

Paqen e shpirtit gatuam

Se kishim lindur për vete.

Që nga qielli vet xhamia

Sytë e mi në blu ngjyrosi

Ty të morri Shën Sofia

Si kryq në gjoks të vendosi

Tek shtatë brigjet e hënës

Dielli cipë skuqur del

Gjeta ilaçin e zemrës

Një hanëme “ çok gjyzel”!

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 797

Të gjitha reagimet:

62Ti, Godo Mehmetaj, Bernard Zotaj dhe 59 të tjerë