Erdha sot tek ty o Det ,plotë kaltërsi,
flladi yt flokët lehtas mi përkëdheli !
Malli më kish marr të vija tek ti ,
të të shijoja ty o mrekulli.
Sa shumë po më mahnit sot ti o Det !
Bukuria juaj në mendje do më mbes .
Ju palma të larta rrugët i zbukuroni ,
sot shpirtin tim,shumë po ma gëzoni.
U largova nga zhurmat e qytetit,
të marr paksa nga ty ajri i Detit.
Sot zemra dhe shpirti im ra në qetësi
U lumturova shumë me ty o mrekulli .
Fier/7/9/2023
Albania
Autore: Fatbardha Budini.