Tek ty ish shërimi ………
Nga vapa e gushtit
Djersa ty , të del
Si , mushti i rrushit
Shkon e vjen pas darke
Çdo djal u marrua
Si , vera motake
Më dehe dhe mua.
Ç’nur paske mbi krye
Ç’ka bër ajo nënë
Mos je lar në yje ?!
A je lar në Hënë ?
Hedhhur shtati yt
Me fytyrë mjaltore
Sa, më hodhe sytë
Në sevda më more.
Floku dëndëshorë
Ì derdhur pas shpine
Gusha , si dëborë
Erë trendeline.
Sytë , te ty më mbenë
Po , më dridhej zëmra
Gjunjët seç m’u prenë
Tutje s’bënte këmba.
Buza u shkrumbua
Si , në përcëllime
Dhe dot nuk u shua
Nëpër shumë burime.
Atë far sikleti
Vetëm , ti ma hoqe
Kur buza më mbeti
Veç te buza jote.
Aty ish burimi
Dhe lulet me mjaltë
Tek ty ish shërimi
Që , të ngjallte prapë.
