Të”klonosh” dituritë përmjet një libri-Nga Përparim  Hysi


Libri “Përsiate imagjinare” të SABIR KRASNIQIT
                (ese)

Nga Përparim  Hysi


SABIR KRASNIQi,autor i këtij libri pak si unik në llojin e tij,përmjet e-mailit. Një libër hulumtues,i një lloji të veçantë, i “patretshëm për çdo stomak lexuesish” dhe,pse nuk jam i dhënë pas këtyre librave,ngaqë kohën e kaloj veç me lexime,jo vetëm e lexova,por do të them me dy fjalë për vlerat e këtij libri.
Imagjinata e ndihmon njeriun të pasurojë diapazonin e tij  trunor se  është si gjimnastikë për trurin dhe ka efekte pozitive. Nga ana tjetër,nuk kam si e harroj atë që thotë CEZARE PAVEZE:”Kur shkruaj një libër,bisedoj me veten dhe me të tjjerët:çlirohen dy gëzime njëherësh”. Dhe ka shumë të drejtë:i gëzuar autori SABIR KRASNIQI,por,njëkohësisht,edhe unë,se më zgjodhi si”nun” për t’i prerë kërthizën. Jam prudent në ato që shkruaj për”shijen” e një libri, por në gjykimin tim,pak si të njëanshëm, më mund mendimi i një DITURAKU si OSCAR WILDE që thotë:” S’ka më të rreziklshëm se sa të jesh si tepër modern: rrezikon të dalësh jashtëmode nga një çast në tjetrin”.
Apo ca më shumë thënia:-Bëhu vetja,se gjithë të tjerët janë të zënë!
                                                *     *    *
Pa modesti të rreme,unë shkruaj vet:në prozë e poezi. Kjo ndodh,pothuajse çdo ditë,sipas atij “parimit të pashhkruar”:çdo ditë nga një vijë, çdo ditë nga një rresht”. Si krijues e di,mirëfilli,se”Çdo subjekt që krijoj,më krijon mua. Unë shkruaj për të krijuar veten time”.Fjalët në thonjëza janë të OCATANA E. BUDHA(1947-2006),por mendoj unë se  vlejnë për të gjithë krijuesit. Imagjinata,- thotë  CARL JUG.- është një krijim mendor aktiv i formalizuar për një qëllim të caktuar. kurse psikoterapisti FREDERIK FRITZ PEARLS e përshkruan imagjinatën si një aktivitet mendor që më kursen kohën. Sipas psikologëve të të gjitha disiplinave njerëzore,aktiviteti imagjinar luan një rol parësor. DANTE i detyrohet veçanërisht,madhështisë së imagjinatës.
SABIR KRASNIQI ka hulumtuar në DITURAKË e FLOZOFË që kanë vënë domenin në histori dhe duke shkruar këtë libër”Përsiate imagjinare” ka ndjerë atë shijen e atij bujkut,që,pasi ka zgjedhur farën elite”,ka korrje të mbara. Tek e lexon,para teje si lexues bëjnë paradë,DITURAKË, si OSHO,BUD’HA,FREUD(FROJDI),KONFUCI dhe mandej nga këta të shkallës së epërme. zbret me këmbë mbi tokë,se para teje kjo”sëra e dytë”,në mund të shprehem kështui, janë më të njohur, më të rrokshëm nga çdo lexues.E kam fjalën për DAUT DEMAKUN,për ADEM DEMAÇIN,për KADARENË,për DRITËRO AGOLLIN,për FATOS ARAPIN apo dhe të ndonjë tjetëri.Kur shikoj se sa me përkushtim është zhytur autori,SABIR KRASNIQI,mbi  këta DITURAKË e FILOZOFË,them se me këtë ka ndodhur ajo që thotë JOHN DRYDEN:”AI që do të kërkojë perlat,duhet të zhytet thellë”. Natyrshëm që të shkruash një libër të tiillë,nuk është fare e lehtë, Veç studimit është pak si”dhuratë e ZOTIT”,po kur thotë LEO BUSCAGLIA:”Talenti është dhuratë e ZOTIT për ty,se çfarë bën me të,është dhuratë jote për ZOTIN”. Dhe për mos t’i hamë hakun dhe ÇAJUPIT tonë që thotë:”Margaritari nuk gjendet buzë detit a në shpellë/kërkoje në det.thellë…”
                                                             *      *     *
Por çfarë përcjell për lexuesit,SABIR KRASNQI?
Së pari,të jemi optimistë.Ta duam jetën dhe kur është e vështirë. Kundër pesimizmit që,pak nga pak, e “vret” jetën.
Kundër stresit: a nuk është stresi sëmundja e shekullit? Shërohet me të qeshur. DHe i futur paksa në”lëkurën e autorit” nuk kam si mos i pranëvë një shembull kuptimplot. ÇARLI ÇAPLINI,MBRETI i padiskutueshëm i humorit, në NAPOL të ITALISË kaloi në një gjendje të rëndë stresi.Aq u rëndua sa trokiti tek një magjistriclë me emër. Kjo e pa klientin shumë të mjeruar dhe befas i tha:- Je me fat! Ka ardhur në qytet një humorist i madh.Shko,ndiq shfaqjen e tiij dhe do shërohesh. Por nuk janë vetëm këto  mesazhe që përcjell autori,por pa marrë përsipër që të them gjithçka,si pakëz poet që jam,s’kam si mos rekomndandoj poezinë”ÇAST”.Po të kisha mundësi që të “shtrija në  panele”ato që shkruan autori,këtë poezi do ta vija drejt e në”pavijonin e parë”.
Për autorin,më duket,ia vlen të thuhet ajo që ka thënë RENE MAGRITTE për ANDREA BRETONIN:”… nuk shkruan për të krijuar vepra letrare,por për të përforcuar idenë se jeta,absolutisht,ia vlen të jetohet.” Jo më kot ERIK BIER alias XHORXH ORUELL(1903-1950) ka thënë:”Bota mund të ndryshojë me forcln e intelektit”. Kur i bëj pyetjen vetes si SABIR KRASNIQI arrin të na sjellë “DITuRAKË “kaq të vështirë” dhe të prcjellë mesazhe me kaq vlerë,për të arritur në një përgjigje të saktë,më vjen në ndihmë DELAKRUS COERATIS që thotë:”ZOTI ua jep detyrat e vështira,ushtarëve të tij më të fortë”.
Dhe në mbyllje të kësaj eseje,po vë në gojë të autorit. atë që ka thënë nxënësi i SOKRATIT,ANTISTENI:” E vetmja gjë që nuk na i rrëmben dot askush,është kënaqësia që ndjejmë,kur bëjmë një vepër të mirë!Urime SABIR KRASNIQI!