Tempulli jem-Donike Rrethej


Trupi jem asht nji Tempull,

qi prej kohet kam harrue me i shkel kufijt….

shtigjet e panjohuna tesh lerg kohet.

Me i nig’jue melodit e zemrës,

me i njoftë pikturat e lotit mbi faqet e brishta,

me i hap dyert e shpirtit,

e dritoret e synit me i ajros,

dashni.

Se kam harrue me dasht,

edhe se deri n’eshter deshta,

kam harrue me urrye ,

edhe se her jam largue prej rranjve t’mirës ,

e shkelë kanjiher tokat e s’keqes.

Kam veç kët Tempull….

t’ngritun përmbi rrënojat e dhimës,

e m’duhet me e mbrojt,

pa vad me e dasht,

e me e pasë.

Tempulli jem prej kohet endet,

jasht çdo kohe,

mbi lashtsitë e nji Epoke t’harrueme,

prej mejet,

tesh si Pelegrin i pa Mekë.

E pra !

Mos kërko t’pushtosh indet e mija,

me luftë shpirtnash.

T’shkatrrosh thesaret qi tesh mshehu nën jorganin e nji kohe t’largt,

e lotit me i ndal fuqinë,

se loti rrjedh , loti ndjen, loti don…

e mallkon.

Mos i kërko zemrës me i ndal hovin tesh me dasht,

e shpirtit andrrat me fluturue me ta përjasht.

Se mundem ?!

me t’ba’e luftë ti m’beso,

jam nji Tempull i lasht qi as koha se shkatrron,

( mos harro ).

Se ka ardhë koha….

për ikje….

e kthim….

Ka ardhë koha për pak diell,

e hanë,

andrra e puthje t’çmenduna me t’marrë e me ..

t’dhanë.

Kjo jam Unë….

Ky trup asht Tempulli jem i ngritun tesh përmbi

rrënoja ,

e kam nevojë me e dasht,

me t’dasht ,

( me u dasht ).

Autore:

Donike Rrethej .