Tendenca e dominimit serb ishte shkaktari i plasjes së katër luftërave në ish-Jugosllavi- Shkruar nga Sami ARIFI


Tendenca e dominimit serb ishte shkaktari i plasjes së katër luftërave

në ish-Jugosllavi

Demonstratat e shqiptarëve në vitin 1981 në trojet e tyre shekullore, të cilat, ishin për barazi me kombet tjera të Jugosllavisë, ata (demonstruesit) u ndëshkuan ashpër nga regjimi i shtetit jugosllav, atyre (demonstruesëve) u vunë dënime drakonike të rinjve dhe të rejave studentë në emër të nacionalizëmit e iredentizëmit “kinse” si shkas, i protestave të shqiptarëve në Kosovë,  mori shtytje të fuqishme nacionalizmi shtetëror, sidomos ai i Republikës së Serbisë, e cila, nxiti të dalin në sipërfaqe edhe nacionalizmi kroat e slloven që shkaktuan reaksion zingjiror shkatërrues për vendin.

Shkruan: Sami ARIFI

Konfrontimet në mes republikave jugosllave me republikën e Serbisë sa vijnë e shtohën, meqë Serbia ishte për ta centralizuar shtetin jugosllav me pretendime për të dominuar në Jugosllavi, ndërsa republikat tjera ishin për të decentralizuar Jugosllavinë në mënyrë që t’i shpëtojnë dominimit të Republikës së Serbisë në vendin e tyre. Ky tentim i Serbisë mori fuqi në mesin e viteve të 80-ta, kur në nëntor të vitit 1995 u mbajt një takim në mes një grupi intelektualësh slloven dhe serb, në restaurantin “Mrak” në Lublanë. Pala serbe në takimin e Lublanës u përfaqësua me Dobrica Qosiçin, Mihajlo Markoviqin dhe Lubomir Tadiqin. Serbia nuk ndalonte përpjekjet për çështje të centralizimit, në vitin 1986, ishte formuar komisioni pranë Akademisë së Shkencave dhe të Arteve  të Serbisë ASHAS për hartimin e dokumentit, i cili quhej Memorandum i ASHAS, “kinse” do të ishte udhërrëfyes për “Daljen nga Kriza Shoqërore e Ekonomike të Jugosllavisë”.

Një adresim i tillë, më 16 nëntor të vitit 1987, nga ana e ASHAS-së nga kryetari i kësaj Akademie, Aleksandër Petrov, iu bë edhe Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku takimi u realizuar më 27/28 prill 1988. Fjalimi i kryetarit të SHSHK-së, Dr. Ibrahim Rugovës ishte përmbajtësor, dhe shpërfaqi guzimin e shqiptarëve për padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve në Jugosllavi. Në takim foli edhe Dr. Akademik Qosja, fjalimi i të cilit u ndërpre disa herë nga të pranishmit serbë, kur ai kishte folur për rezolutën e Bujanit, për shpërnguljen e serbëve për shkak të moszhillimit ekonomik të Kosovës…,takimi i kthimit në Kosovë nuk u mbajt fare me pretekstin e acarimit të mëtejmë të raporteve Kosovë-Serbi.

Pretendimet e Serbisë për dominim mbi kombet e Jugosllavisë pasuan në plasjen e katër luftërave, në Slloveni më 27 qershor deri më 7 korrik të vitit 1991, në Kroaci (1991-1995), në Bosnjë e Hercegovinë (1992-1995) dhe së fundi në Kosovë (1998-1999)…