Teori-Rubjana Nika


Teori

Teori për jetgjatësinë,

mbi shëndetin e mbi trurin.

Buzëqeshja zgjat rininë,

si për gruan dhe për burrin.

Teori pas teorie,

jo yndyrna,kurrë mish,

fruta,fruta,vetëm fruta,

dielli lëkurën prish.

Të parët tanë konsumuan,

çdo ushqim Zoti u fali,

ishin bio,u mjaftuan,

po tani na ka zënë halli.

Tani i kemi me shumicë,

s’dimë se ç’të hamë më parë,

dikur kishin me pakicë,

e peshonin në kandar.

Po sasia jo nuk vlen

është,ç’është cilësia,

po s’harxhove çfarë ke ngrënë,

të prishet gjithë “bukuria”.

Ç’jetëgjatësi o të mjerë,

kur ushqimet bio s’janë,

kur dhe uji,ajri toka,

vlerat e dikurshme s’kanë.

Ç’jetëgjatësi reklamoni,

kur e ndotur është gjithë bota,

Gjithë e keqja fillon nga fara,

ç’janë kto teori të kota.

Normal që çdo gjë e tepërt,

trupin,mendjen e dëmton,

edhe dielli,edhe bora,

çdo gjë duhet me racion.

Fara,toka, ajri,uji,

ndotur,prishur brutalisht,

çfarë shëndeti mund të ruajmë,

humbur jemi fatkeqësisht?!

Toka,ajri,uji,planeti,

këto pra duhen mjekuar,

do të kemi jetëgjatësi,

dhe rini të pashteruar.

Ndaj veprim sa vonë s’jemi,

që filizat jetë të kenë,

t’u lemë strehë të sigurtë,

të ngrohtë ta kenë folenë.