Sodis udhes, cicërimat e zogjëve me
ngjallin ëndrrat të ikja largë
në udhëtim pa mbarim.
E pse të frenoja me zërin e bilbililit?
Unë doja të ngjitësha në skena
ëndrrën doja ta bëja realitet.
Sa here mendimet nuk shfaqesha
por me një bllok shkruaja shperthimet rinore
dhe ashtu në atë bllok unë gjeja qetësinë .
Emocionet i frenoja mos ikja si era qe
rrëzonte lulët dhe kokrrat e pa pjekura
që insektet mblidheshin dhe ktheheshin në plehë.
Se mund të më linin nje brenkë,
të mbyllur në kyçe të ndryshkur nga
mbeturinat e prapambetura të kohes.
Që edhe çelsi atë kyç nuk e hapte dote.
Shkallmova me gurin fortë qe në zemer
më kishte forcuar, që portat mos rrijin të mbyllura. Të hapeshin,
të futëshin zogjtë shtektare të dëgjoheshin
Cicërimat e dashurise.
Por
tërmetet veç kan shkatërruar folenë dhe
portat mbyllen përsëri… perseri… s’kishte rrugë dalje ….!
