Tetori rozë-Majlida Pajaj


Majlida Pajaj

Tetori vjeshtës shtegtimi hershëm

E quajtur rozë ngjyrë afër gjakut,

Hëna nuk fshihet natës së verbër,

Jeta dhe vdekja luajnë pranë pragut.

Shkrova një libër, ishte i parë,

Tetori artë gjethembuluar,

Më shkruante shpirti si penëz n’kitarrë,

Orkestër pemët, era hutuar.

Tetori rozë më mori emrin

Në libra gdhendur muzës së ngratë,

Derdhur rrinë vargjet, si valë deti,

Lagur në vesë me ngjyrë të artë.

Tetori rozë, sytë e çdo gruaje,

Drita e globit në gjithësinë,

Rrezen e diellit, gjithmonë ti duaje,

Si në tetor dhe në çdo stinë.