Teuta Gjata :Një dëshirë!


Teuta Gjata 

Mos me merr për te lehte

Si vala e detit e marr nga era,

Jam e tërhequr prej embelsise tende,

Nuk gjykon dashuria.

Me sill ne jete me dëshirë 

Te gjitha fjalët e ëmbla,

Embelsohem,

Lind ,rilind ne ditët e ftohta,

nuk vdes dashuria.

Ne telat e telefoonit

Dridhet zerri i saj,

Afrohu,

Nuk e do largesën dashuria,

Mbrëmja …

pret ekzistencën e saj,

ne agimin e ditës se nesërme

Te ndjeje aromën e gjetheve te dafinës,

Te shikoje zoqte te lumtur ,

qe çukisin mbi xham!

About Post Author