
Shqiponjat fluturojne ne lartesi!
Nje ze degjova, era si zerri yt
Shpejtesisht koken e ktheva
E mbajta frymen te degjoja me mire
Enderrat fluturan si era.
Me del ne mbremje kur shtrati me merr
Nen carcafet mbuluar
Shkruaj ne letra emrin _ “Nene”
O dashuri e ndaluar.
Shqiponjat fluturojne ne lartesi
Krahet e tyre fluturues te me rrembejne dua
Te bashkojne dy bote larguar forcerisht
Ah… ti bote e shterpet
Qofshe mallkuar.
Eci dalen-gadale e me mendjen e kthjellet
Bashkimi – pike e larget per t’u realizuar
Nuk thahen ujet e oqeanit
Kthehet me forc dashuria per nenen mohuar
TEUTA GJATA