Teuta Shaqiraj


Gjurmë antikiteti dashurie…

Vjeshta lindi mallin
gjethësisë kuqerreme la vlagë,
geme lumturie ne bisqe të blertë,
morën plagë.
E bukura Venerë,
n’dashuri galaktike rënë….

Pllenim dashurie brazdave të mallit, hapur
në ujrat kalteroshe levrinte e qetë.
Buzëqeshje atërore falte rreze Dielli
Hëna me nanuritje amesore, ndjell…..

Ku lindi malli im më ngjyrat e vjeshtake në sy?
Xixa e dashurisë në ç’vater hyjnore shkrepetiu?
Rrodhi, si llave kurmit t’ajthshem,
e buzëve qershi,
dogji planetin me emrin dashuri.

Simbiozë unë malli dhe ti…
Si agjentë 007 në një planet të ri.

Teuta Shaqira

About Post Author