Teuta Shaqiraj-Aroma malli


Teuta Shaqiraj

Aroma malli

Kur digjen sytë prej mallit,
ngre kryet lulja e kujtimit.
Muret e zemrës, si
para lumit në derdhje, tkurren,
arterejet dihasin prej dhimbjes,
teksa buçasin,
sirenë alarmi,
para portës së pritjes.
Shpirti, pre e harlisjes
shpërthen prej vetvetes,
dehur aromave t’pranverës.
E bari njomëzak i sapo prerë,
gjunjazi bie,
qumështin erëmire fal
si koktej dashurie.

About Post Author