Teuta Shaqiraj-Dashuri platonike


Teuta Shaqiraj

Dashuri platonike
(e ripunuar)

Për mua ti je kaq hijerëndë,
si piramidë faraonësh të lashtë.
Çfarë këndi të mësyj më thuaj
Ç’brinjë të trokas për tu ngjitur lart?

Vërtitet pa prajt globi i zemrës
si mulli i vjetër që çmendet pas erës.
Busullën e shpirtit ndjenjat lëvizin
duke zhveshur meridianët e vetes.

Boshti i tokës ndjek ritualin në çast
Unë, hapin tim të lehtë befas zgjas….
Ti, shkallë mirazhi më pret në një kënd
EVË me bën të ndjehem në imazhin tënd.

dav

About Post Author