Teuta Shaqiraj-Dashuri platonike


Teuta Shaqiraj

dashuri platonike

Për mua je kaq hijerëndë,
si piramidë faraonësh të lashtë.
Çfarë këndi të përtyp;
me thuaj?
Ç’brinjë për tu ngjitur lart?

Vërtitet globi i zemrës
si mulli i vjetër pas erës.
Busullën e shpirtit
ndjenjat lëvizin
duke zbuluar meridianët e vetes.

Boshti i tokës ndjek ritualin e vet.
Unë,
hapin tim të lehtë
befas zgjas….
Ti,
shkallë mirazhi
më ngjit në atë kënd
EVË ndjehem për një çast
me imazhin tënd.

About Post Author