Teuta Shaqiraj-Dolli për jetën


Dolli per jeten
(Le ti ngejme nje dolli jetes se bashku me fund , me mua ne prag festash)

Një dolli po ngre per ty e mira ime
një dolli me fund si kurrë ndonjëherë.
Thith pikën e fundit të një dollije tjetër
nga lëngu i jetes pagëzuar në verë

Buzë shtrati tënd, çik këmbët e zbathura
më xhvesh dhe gjethen fundit të vjeshtës.
Pa t’ardhur keq për ëndërrat e rizgjuara
pa më pyetur kurre mi stërgjat netët.

Zemër gjahtare dhe ti gëzuar.
Që shuhesh e ndizesh me kongjij shpirti
me mallin që ruan pikë pikë, dritheruar
e pas çdo dollije hedh pragje gëzimi.

Sa më ke duruar, si dollibashe
po dhe unë durimadhja të kam dashur
Je vetvetja ime, pjesa sarhoshe
Unë brenda teje mpiksur, mbarsur.

Duruar deri n’pamundësi,
si dallgët në detin
kur ndjekin njëra tjetrën, me ëmbëlsi
pa u përqafuar kurrë, dashuruar me bregun.

Dolli pa fund ti ngrej jetës dua
S’di se i zbraza unë a me mbushi ajo mua.

Shenim .E ndjej veten brenda kesaj poezise.

dav

About Post Author