Teuta Shaqiraj-E imja vetmi


Teuta Shaqiraj

  · 

E imja vetmi

Vetmia ime ska ngjyrën gri.

Vetmia ime është e kaltër si deti,

ku kridhem sa herë,

për të parë,

brënda zemrës,

si në pasqyrë vetveten.

N’ditët me shi e mes ulërimës s’erës,

kur gjumi më humbet nga kujtimi i të djeshmes.

Vetmia dhe unë ngjasojnë me dy pole

se braktisim,

e tërheqim njëra tjetrën deri ne ngasje.

(Te jetosh vetëm ( në vetmi) dhe të ndjehesh e vetmuar jane dy gjera krejt te ndryshme të dashur miq)

About Post Author