Teuta Shaqiraj :Jam me ty  Ukrainë


Teuta Shaqiraj 

Jam me ty  Ukraine.

U tha sythi i gjelbër nga gjëmimi i pranverës
dridhet gem i syrit prej dhimbjeve të lindjes.
Në pragje bonjakesh flijohet e ardhmja
Shkund e tund dertet UKRAINA, hallemadhja.

Nga e qara e fëmijës, bilbili preu këngën
Gushëkuq i trembur mbetet pa fole.
Se fija e barit befas ndryshon ngjyrën
nga baruti i zemrës, digjet e smbin më.

Ç’ndjen Njeri-kanibali, me dhëmbët mprehur
përballë një nene a foshnje të trembur?
Nuk sheh ky shpirt i verbër dhe mjeran
se jeta dashuria, si perla për një çast
mblidhet e mbrohet,
si tek Akili të ruajtura, në thembër?