Teuta Shaqiraj :Kur ëndërra thyhet


Teuta Shaqiraj 

Kur thyhet një ëndërr ,bota smerr fund.
Nuk vdes jo, është pakëz e lodhur.
Bie ngadalë pa bujë, e vetmuar
si vesë e praruar, brenda shpirtit të saj.

Ulet hijshëm në fronin e humustë ,
shtratit ku lulëzoi me drithërimë.
E bukur magjiplotë, si Dea Artemide,
të grish ëndrrën, të humbasë virgjërinë.

Yllëz e pafaj mes shkëlqimit të sajë
që bie e ngrihet valë — valë.
Pas nje rrokje perqafimi qiellor .
end hojen mjaltit,
të një tjetre ëndërre, me vezullim henor .

About Post Author