Teuta Shaqiraj-Kur zbulova të kisha… dy


Kur zbulova të kisha… dy 💕

Flutërze e bukur krahëlehtë

që brenda meje fërfëllon e merr jetë ,

në ditët me diell

a me re mbuluar,

në netët hënëplote

a në atë drapëruar.

Kjo unazë kërthizore ,

shpirtërore e mishtë,

perifraza ndjenjash përcjell , si krua

në dy zemra e një jetë në mua .

Teutina thërras me dashuri

ja zemra ime, si roje të rri,

të freskoj mendimin e rrudhur vij,

sa herë nga meraku për ty.

E di do të ndjej përherë nga pas

kur nga kjo botë e vogël,

do mungoj nje cast .

Teksa me ndrojtje, shikimin hedh ,

hapat e saj të brishtë,

të miave u zënë vend .

Malli tejetej gjoksin tim, shpuar ,

në sytë e fëmijërisë kridhem përmalluar.

E foshnjërisht, si një here i mërmëris lehtë”

Je shpirti i shpirtit tim , simfonia që gëlon Jetë”.

(një nga krijimet e mia të para.. ç ‘ndjesi me sjell)