Teuta Shaqiraj-Lisi plak dhe unë


Lisi plak dhe une

Atij monopati të pjerrët kujtoj sa herë,
lisin e moçëm me degët drejt qiellit.
Mes fëshfërimash e zogjsh këngëtarë,
ja ç’ponte brinjët erë e ngrirë e malit.

Dy zemra aty pranë dhe puthja e parë
gdhendur mbi lëvoren kthyer epitaf.
Rrihte limfë e tij me to çdo behar,
m’erërat rrahur ,biografi i parë lisi plak.

Coparak mbi bar, si kurban një ditë,
rrënjëkeputurat jashtë, harruar si bonjak.
Krahë e trup cunguar e mbeti degë tharë
libër rrathë prerë hedhur pa kapak.

Një farëz mbi lëvoren ra ,ç’mrekulli!
Duroi acar, diell e dimër me shqotë.
Kushedi ç’ erë veriu e solli aty nga fati,
Çeli n’pranverë një lule petalbardhë.

Bisqe njomëzake bleruan në çdo krahë
peisazhi Vangoian shfaqet aty pari
Dhe flora e bukur me magjinë pa fjalë,
gjuhë hyjnore flet, ska vend egoja, uni.

Teuta Shaqiraj

Coparak – copa – copa.

About Post Author