Në rikthim të dy
Ti ,ngjizur shpirtërisht brenda meje

e unë në ty, shkrirë ndër arterie.
Une, prej Venere vij dhe Ti, zbritur nga Marsi ;
tërheqje trupash manjetikë graviteti.
Herë të ndarë e herë si dallgë deti.
herë kredhur në ëndrra e jashtë realiteti
Herë një oaz, në shkretëtirë ndjenjash
kredhur ,përqafuar në ”valle mjelmash “.
Po një ditë e di, se në ikjen time,
gjethe vjeshtake do jem ,
në parvazin e zemrës tënde
Si grimcë meteori ,do vij në ajrin e ndezur,
ti mbash ngrohtë kujtimet, udhës së mbetur.
Do të lë për shumë kohë, në pritje sy malluar …
Drejt yjesive po të pres, nga kishim fluturuar….