Teuta Shaqiraj :Oh dielli im, ti diell vjeshtak


Teuta Shaqiraj

diell që i ngroh njëlloj që të gjithë,

të mirë e të liq dhe ata dritëpak..

ti s’bën dallime për askënd në botë..

Do doja edhe unë me dritën e shpirtit tim

tju përçoja paksa, shkëndija gëzimi,

edhe pse jashtë sot është krejt gri

e ajri si mjegulla aq dendur rri.

Sikur të çaja me rrezet e mija, renë e hirte

ashtu si me thikë, një copë bukë të gurtë.

Shpirti im, në humbëtiren gri , krijon dritë …

O dielli im, dielli i një shpirti të bukur, të butë.

About Post Author