Teuta Shaqiraj-Parajsë dashurie


Teuta Shaqiraj

Parajsë dashurie

Qetohem në blerimin e syve të tu.

E gjelbërta më vesh,njëherazi aty

kameleon më bën një çast,

tinëz fshihem me kast.

I njëjti frymim, paqe,

e njëjta grishje

bëhet një me erën që përkeledhet në ikje.

Ajri mrekullohet mbi krahë fluture.

Tam tum na rrëmben vallja fluturake.

Shpërthen shqisa jonë e gjashtë-

-bisk i njomë

flegrat nazike rebelon

e dehemi me aromë .

Dashuri – klith çdo qelizë.

Portat qiellore hapen me rrezellim,

paqtim yjesish.

Lum drite rrjedh, ujvarë,

më mbulon,

Afërdita më pushton.

Pa frymë më la…

Shtangem me sytë tek Mrekullia

që pafajsisht m’u dha.

fbt

About Post Author