
Teuta Shaqiraj- – Paska ardhur pranvera
Ndërsa mendjen e përgjumur freskoja
me avuj dëshirash u bë prush fytyra.
Ç’zgjim mëngjesor, me nota magjie!
Mes pëshpërimash the: – Erdh Pranvera!
Unë nuk e besova…
Supet e njomë mbuluar me vesë,
lulet e pjeshkës ç’aromë kundërmonin,
nuancat, buzëqeshjes rozë
petalet ja shtonin.
Shpirti ngrohu këmbët e zbathura,
Lumturisht, besova.
Paska ardhur pranvera….
Bie erë limoni mbi buzët e tua.
Ç’më turbullojnë shqisat e mia!
Zemra gjahtare shpërthen guackën dimërake,
ndërsa era sjell aromë pishas njomezake.
Qënia ime n’ekstazë në “rite” dashurie.
pragun tënd kisha shkelur
me britma habie.