Teuta Shaqiraj-Poezia ime e pafaj


Poezia ime e pafaj

Në prehërin e poezisë, butesisht jam prehur
lumturisht ,si fëmijë në gjirin e nënës .
Kaq vite mërgimi e dimra të harruar
befas sython vargu, me brishtësinë e pranverës.

Në prehërin e poezisë kokën kam vënë,
si fëmijë çamarok me ëndërrat mes resh….
Luan rim’ e ndrojtur me vargun njomzak….
S’qenka e lehtë të prehesh, me vargun vrink në këmbë.

Në prehërin e poezisë ngroh enderrat e fjetura,
me eshken e mendimit si ushtar në rresht,
si re të ngarkuara marrin udhën vargjet
shiun e poezise ,sjellin përmbi fletë.

Në prehërin e poezisë ngroh enderrat e fjetura,
me eshken e mendimit si ushtar në rresht,
si re të ngarkuara marrin udhën vargjet
shiun e poezise ,sjellin përmbi fletë.

About Post Author