Teuta Shaqiraj-Pragu juaj është i imi


Pragu juaj është i imi

Mirembrema ti mik, zemëro trazuar!
Mbahu ti vëlla, mbahu,me mendimin kruspull
Dashuro, dashuro ti jetën me buzën dritheruar!
Spiranca ngulur kushedi, në ç’port ankoruar.. , .

Mirëmbrëma edhe ti shpirto rrethuar mes yjeve!
Vrapojnë copëza kujtimesh me hapin e engjejve.
Mirëmbrëma ti mall i djegur tinëzisht shkrepur ,
shtratin ma ngroh netëve kredhur, i pa nginjur.

Buzëmbremje e pa puthur mirembrema dhe ti
rrëmbyese ëndrrash të rizgjuara vagëllimthi.
E teksa rri ulur sofateve e pritjeve të mia,
ngadalë sipari bie, e bardhë zbret pafajësia.

Teuta Shaqiraj

fbt

About Post Author