
Për të gjitha ëndërrat e ikura
për ato të fshehura, ah sikur…
patjetër dhe për ëndërrat e rindezura
Gëzuar më shumë se kurrë.
Gëzuar shpirtit plot aromë
verë e mpiksur, bërë musht
E bardhë e kuqe, ëmbël a e thartë
është vera ime që s’plaket kurrë.
Jam vozë è vjetër, aq sa e re
mbushur pikë pikë nga vreshti im,
me këta thonj e shtrydha e bëra fli
T’jua fal një copëz shpirti, si urim.