Teuta Shaqiraj  :Të dua ëndërr e pafaj


Teuta Shaqiraj 


Me c’fjalë magjike,
më ngjite lart, atje mes ëndrrave,
mi ndez, i përflak t’shpërndara netëve….
Si avulli i ngrohte prej tokës
që shtratin befas braktis,
të tretët një me renë
Sublimen e sublimeve ta grishë

Mes orësh fluturake
kthyera parë e mbrapsht,
si stinët e harlisura që ngrohin
e ftohen një cast.
C’trazim m’a grisi lakuriqësinë
virgjerine e qepur te shpirtit ?
E pafajshmja ëndërr ne ikje
mirazh real, mes tokës e qiellit.

Si pika mbi i – të , magjiplotë
yjet sodis,
dua të zbres poshtë me zemrën që
ndjell frikë.
Lehtas pa peshë ndjehet
trupi im,
jam unë a ngjasia e shembëllimit tim?

Zemra e përzhitur
me flutërzat në bark,
pulëbardhë unë,
e flatrat i ngre hark .
Ëmbëlak me harkun, si shtizë graviteti
mallin zbret ngadalë…..
Unë, puhizë deti .

Teuta Shaqiraj 

About Post Author