Teuta Shaqiraj-Trill femëror


Teuta Shaqiraj

Trill femëror
(ripostim )
Ashtu m’u tek të dilja, me flokë të lagur
mëngjes a mbrëmje nuk e mbaj mend.
Ti më shkrove m’atë gjuhë të squllur,
ndjeva mërmëritjen tënde në çdo germë.

Ashtu m’u duk vërtetë, të isha një nimfë
që shfaqet nga ujrat bel këputur.
E sytë m’u veshën mbi një valë
me ëndrrën tretur e flokët pakrehur.

Teuta Shaqiraj 

dav

About Post Author