Teuta Shaqiraj-Copëz vjeshte


Copëz vjeshte
harruar nëpër rrjeshta..

Erdhi, iku vjeshta si grua e pjekur
me fjolla trishtimi, veshur syve tretur,
e herë si ftua me krimbin fshehur brenda,
duke qarë pa lot dashuritë e humbura.

E nxehtë iku vjeshta si grua cipëplasur,
shkund e tund dy shegë me vështrimin velur.
Pikon lëng i shegës buzëve hoje mjaltë,
verdhuar bie ftoi, durimi ju sos vallë? .

Gjysmë xhveshur vjeshta, iku me nxitim
thërrime dashurie shkundi me trishtim.
E la dhe filxhanin, me fatin e zbrazët
dimrit ti afrohet me afshin e vaket.

dav